SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, të shumëkërkuarit të drejtësisë.
Kalimi për llogari të shtetit i 10 pasurive të Çapjas bëhet në kuadër të një hetimi pasuror të nisur më herët pasi akuzohet për përfshirje në aktivitete kriminale, përfshirë sigurimin e kushteve për vrasje dhe veprime të grupit të strukturuar kriminal.
SPAK kërkon të konfiskojë katër pasuri të llojit arë me sipërfaqe 3,364 m2 në Pogradec dhe Elbasan, katër pasuri truall, arë dhe ndërtesë me sipërfaqe totale 3,755, një “Lavazh Bar-Kafe” në Elbasan dhe një automjet Audi A8, viti i prodhimit 2008.
Pasuritë janë në pronësi të Florenc Çapjas dhe personave të lidhur me të, duke përshirë edhe familjarë.
Çapja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e atë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.
Për krimin e rëndë ai është dënuar në mungesë me burg përjetë. Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja.
Florenc Çapia gjithashtu është në kërkim edhe pas deklarimeve të Nuredin Dumanit, i cili pretendon se i ka ofruar shumën prej 200 mijë Eurosh për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, pasi ai ishte lidhje e Suel Çelës.
Klan News