Prokuroria e Posaçme ka pushuar çështjen për kryebashkiakun e Libohovës, Leonard Hida, i akuzuar për shpërdorim detyre.
Në seancën që u zhvillua mëngjesin e kësaj të hëne, sipas gazetares së Klan News, Glidona Daci, SPAK tha se në dosjen për kryebashkiakun Hida nuk janë gjetur prova që tregojnë se, në kohën kur ushtronte detyrën si shef në Sektorin e Krimeve në Gjirokastër, të ketë lejuar kultivimin e kanabisit.
Megjithatë, sipas gazetares, vendimin final për pushimin e çështjes do ta japë gjykata. Pak kohë më parë SPAK shtyu zhvillimin e seancës për Hidën për të marrë kohë për t’u shprehur në lidhje me çështjen.
Ai mori mandatin e kryebashkiakut pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit 2023./tvklan.al