Tre persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore ditën e sotme në Shkodër. Sipas asaj që njofton Policia është arrestuar 28-vjeçari i cili në aksin rrugor Shkodër-Koplik ka përplasur për vdekje 84-vjeçarin me motomjet, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Gjithashtu një tjetër aksident ka ndodhur në Shirokë-Shkodër, ku 35-vjeçarja ka përplasur për vdekje 70-vjeçarin i cili lëvizte me biçikletë. Blutë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shoferes.
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku shoferja 24-vjeçare ka përplasur motomjetin që drejtohej nga një 70-vjeçar i cili ka ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Shkodër- Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. D., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Shkodër-Koplik ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. T., 84 vjeç. I cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
E. M., 35 vjeçe., banuese në Shirokë. Në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur shtetasin S. Rr., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
L. B., 24 vjeçe., pasi ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al