Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Drejtorin e Policisë së Vlorës, zotin Sokol Koçiu. Komisari Koçiu flet rreth kriminalitetit në qytetin e Vlorës.

Gazetari:- Para pak ditësh keni marrë në dorë drejtimin e rendit në një nga zonat më të vështira të vendit, pikërisht drejtimin e rendit në prefekturën e Vlorës. Si e mendoni se mund të jetë e ardhmja e këtij problemi?

Sokol Koçiu, Drejtori i Policisë së Vlorës:- “Problemi i kriminalitetit në Vlorë nuk mund të ndahet nga problemi i të gjithë kriminalitet në Shqipëri. Mendoj që aktualisht Vlora drejtimin kryesor e ka në trafikun me klandestinët, kontrabandën dhe favorizimet e tjera, si prostitucioni, favorizimi i kriminelave që dalin jashtë, trafiku dhe transporti i drogës etj. Këto janë prezente edhe në shumë rrethe të tjera të vendit. Megjithatë aktualisht mendoj që duhet që e gjithë policia, i gjithë legjislativi, të gjithë njerëzit opinioni duhet të binden dhe të kuptojnë që mbi gjithçka është ligji”.

Gazetari:- Si mendoni ju që a duhen bërë përmirësime në legjislacionin aktual lidhur me trafikun e klandestinëve?

Sokol Koçiu, Drejtori i Policisë së Vlorës:- “Po padyshim. Ne një kuadër ligjor e kemi, por ky kuadër është i mangët. Padyshim që duhet një kuadër tjetër ligjor sepse siç e dimë gjithë institucionet ndërkombëtare që kanë marrë pjesë në hartimin e kodit penal dhe kodit të procedurës, janë hartuar sipas standarit europian”./tvklan.al