Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

14 golat e shënuara për javën e 22 të kampionatit tonë kombëtar të futbollit kanë sjellë vetëm ndryshime në fundin e renditjes. Partizani dhe Elbasani kanë zbritur më posht në renditje. Kampionët e Tiranës në krye e kanë rritur diferencën e pikëve me skuadrat që e ndjekin nga pas.

Tirana ka qenë më superior ndaj Lushnjes gjatë gjithë takimit duke e fituar atë me meritë 2-1. Pjesa e parë 2-0. Në Vlorë Flamurtari fiton ndaj Shkumbinit 2-1. Rrjeta të paprekura në Gjirokastër në takimin Shqiponja – Elbasani 0-0. Vllaznia fiton ndaj Partizanit 1-0.

Ekipi i Apollonisë fiton në “Qemal Stafa” ndaj Dinamos 1-0. Katër gola në takimin Skëderbeu – Tomorri. Ekipi i Tomorrit udhëheq 2-0 në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë ekipi Korçar e ka barazuar rezultatin në 2-2. Teuta fiton ndaj Bylisit 2-0.

Renditja në krye Tirana me 45 pikë, Teuta 42, Tomorri 41, Vllaznia 34, Shqiponja 31, Bylis 30, Lushnja e Shkumbini 29, Dinamo 28, Skëndërbeu dhe Apollonia 25, Partizani 24, Flamurtari 23 dhe mbyll renditjen Elbasani me 22 pikë./tvklan.al