Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ky është një demonstrim stërvitor i forcave të Briskut, por po njësojë këto forca mund të ndërhyjnë për të mbrojtur personalitete dhe dëshmitarë të rrezikuar. Në manovrën e realizuar sot ka qenë i pranishëm dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Bajram Ibraj. Efektivët e Briskut janë stërvitur për të ndërhyrë në raste shumë delikate dhe me rrezik.

Në Ministrinë e Rendit pas miratimit të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarit dhe bashkëpunëtorit të rrezikuar, ka filluar puna për ngritjen e një strukture për të mbrojtur persona me këtë status. Sot në një manovër të thjeshtë është treguar shpejtësia dhe taktika e veprimit./tvklan.al