Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Reagimi i papërshkrueshem i qytetarit kur gjen qenin gjallë pas 5 ditësh
Një video, që tregon reagimin e një burri, kur gjen qenin gjallë pas 5 ditëve, është kthyer në virale. Qytetarit i është djegur shtëpia nga zjarret në Kaliforni, por gëzimi dhe cmenduria, kur arrin të gjejë gjallë kafshën shtëpiake, ia kalon cdo lloj ndjesie tjetër.Një qytetar ka sjellë sërish mesazhe në “Stop” për mungesën e ilaceve në spitalin onkologjik për pacientët me tumor.
“Jam me tumor”, mashtruesi merr 5 milionë lekë për një stallë e zhduket
Aleko Dalla nga qyteti i Durrësit tregon, se në vitin 2024 i kanë prezantuar Elton Jahon, i cili tha, se punonte në Ministrinë e Bujqësisë dhe kërkonte të investonte në një stallë, sipas një fondi, që jepte Bashkimi Evropian. Fondi ishte 420 milionë lekë të vjetra dhe Elton Jaho do të merrte 25% të shumës. Premtoi, se do të legalizonte tokën për të cilën mori 1milionë e 500 mijë lekë. Më pas nxorri një problem me tokën dhe kërkoi edhe 1 milionë e 300 mijë lekë. Më pas kërkoi për veprime noteriale 60 mijë lekë. Deri tani 2 milionë e 860 mijë lekë të vjetra. Cdo gjë ishte në rregull vetëm, se Aleko duhet të priste.Ndërkohë, që stalla duhet të merrte rrugë, Eltoni i premtoi t’i fuste vajzën në punë, në bashkinë e Tiranës dhe kërkoi sërish 1 milionë e 200 mijë lekë, për të bërë disa “dhurata”. Meqë nuk po bëhej asgjë, qytetarit i filluan dyshimet dhe i kërkoi paratë mbrapsht.Elton Jaho premton, se do ia kthejë 5 milionë lekë, por njëherë i thotë, se i ka vdekur një i afërm e herën tjetër, se është sëmurë me tumor.Pas shumë peripecive, gazetarja e “Stop” arrin ta gjejë Elton Jahon shëndoshë e mirë, por ai sërish premtoi, se do të kthejë paratë, duke u larguar me taxi.
E vdekur prej një viti, gruaja e ndjerë nuk çregjistrohej për një shkronjë
Në 2 janar transmetuam problemin e qytetarit Artan Koçi, i cili tregoi, se para një viti gruaja e tij, Rudina Koçi ndërroi jetë në Itali. Por, kur u bë cregjistrimi, në vend të ç-së, në mbiemër u shkruajt c, sepse italishtja nuk ka ç. Në njësinë numër 1, në Tiranë nuk i dhanë asnjë zgjidhje. Prej një viti e ndjera ka mbetur pa u cregjistruar.Gruaja e Artanit trajtohej me kemp, ndaj ne pyesim te Posta Shqiptare, zyra postare nr. 30, ku na thuhet, se kempi ka vazhduar 4 muaj pas vdekjes, por më vonë është ndërprerë, sepse nuk është rinovuar dokumentacioni.Ne mësuam, se Ministria e Brendshme ka dy udhëzime, njëri prej të cilëve kërkon, që për të ndjerën të saktësohet shkronja në Itali. Ndërsa i dyti parashikon zgjidhjen në gjykatë.Pas transmetimit, zgjidhja me gjykatë u shmang, pasi Ministria e Brendshme ia zgjidhi dhe e ktheu në kazus këtë rast.
/tvklan.al