Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Aventura e qytetarit, mori taksi pa shofer për në aeroport

Drejtuesi i një kompanie teknologjie në Arizona ka përjetuar një aventurë të vërtetë, ndërsa ka marrë një taksi pa drejtues, për të shkuar në aeroport.Ai ka filmuar momentin, kur ka ngecur në makinë, pasi automjeti i vinte rrotull një parkimi, pa u ndalur. Një zonjë në Tiranë, tregon, se ka kontaktuar një kompani taksish, për të kërkuar shërbim lëvizjeje. Por zonjës i kanë kërkuar foton e kartës së identitetit si garanci, edhe pse karta e identitetit nuk ka të bëjë fare me pagesën e këtij shërbimi.

“Mori 120 euro”, mashtrim e vjedhje nga kompania e makinave me qira

Samed Lulaj nga Kopliku, tregon, se është kontaktuar nga një shtetas në Instagram, i cili pretendon, se babai i tij, Qemal Lulaj, i ka marrë 120 euro si kapar për dhënien me qira të një makine. Kontakti ishte bërë përmesfaqes “Aurental Tirana Airport”. Si përfundim, makina nuk është dhënë, dhe qytetarit, që pagoi 120 euro, i kanë bërë bllok.Samedi thotë, se i ati është 60 vjec dhe as që merret me këtë punë.Babit, tregon Samedi i ka humbur karta e identitetit prej 3 vjetësh.Ne konstatojmë, se faqja “Aurental Tirana airport”publikon foto me makina luksi dhe vihet re, që ndryshon numrin e kontaktit, për ta patur më të lehtë skemën e mashtrimit. Ne provojmë të kërkojmë makinë me qira, por na thonë, se janë të zëna.Janë dyQemal Lulaj në Shqipëri, njëri në Koplik dhe tjetri në Buzmadh Fier. Ky i fundit përkon me adresën e faqes së instagramit në Fier. Ne provuam ta telefononim atë, por nuk u përgjigj askush.

Sorollatje nëpër zyra për të paguar vullnetarisht për pensionin minimal

Jemi në Kombinat me zotin Kastriot Laraku, pasi ky i fundit prej disa muajsh, i cili sorollatet nga një zyrë në tjetrën në degën e përfitimeve për pensionin e nënës. Kastrioti kërkon të bëjë një pagesë të kontributeve vullnetare, që e ëma të sigurojë një pension minimal. Por përgjigjet, që ka marrë, kanë qenë të ndryshme. Përgjigja e degës së përfitimeve, është, se në total nënës së Kastriotit, i rezultojne 12 vite e 9 muaj vitet pune, por te zyra e pagesës së kontributeve vullnetare, i japin tjetër shifër.Ne shkuam në drejtorinë rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku Kryetarja e degës së përfitimeve, Anila Take, saktëson, se llogaritja bëhet nga kjo zyrë dhe diferenca, që duhet të paguajë Kastriot Laraku, që e ëma të fitojë pensionin minimal, është 2 vjet e 4 muaj kontribute.