Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Zbulohet i linduri me këmishe, kush fitoi 100 mijë euro nga Albmarket
Sic kishim lajmëruar prej kohësh, sot në studion e “Stop” u hodh live shorti për 100 mijë euro nga kompania Albmarket për klientët e saj besnikë.Faturat e shpenzuara në Albmarket duhet të kishin vlerën minimale 20 mijë lekë të vjetra.Fitues u shpall Ledjona Vila
Makabre, nga materniteti në burg, ditën e lindjes e ndajnë nga vajza
Qerime Bomi, është një ish-e përndjekur politike në vitin 1972 për agjitacion dhe propagandë. Në ditën, kur do të lindte vajzën në maternitet, e marrin me forcë dhe e burgosin. Ciljeta, vajza e sapolindur, nga materniteti kalon në shtëpitë e fëmijës e më pas te gjyshja, derisa bashkohet me mamanë, kur del nga burgu.
Sot Ciljeta Ramo Bome, tregon, se pas daljes nga burgu, nëna martohet me një burrë,me të cilin ndenji e martuar vetëm dy vjet, pasi ndërroi jetë. Problemi sot qëndron tek dëmshpërblimi. Ciljeta mori vetëm dy këste dhe më pas u ngrinë këstet, pasi nga Ministria, kërkohej akti i trashëgimisë së njerkut të saj. Ka për të marrë rreth 60 milionë lekë të vjetra. Ciljeta thotë, se në vitin 2024 i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së parë, e cila i ka dhënë të drejtë. Ministria e ka apeluar. Ciljeta kërkon të drejtën e saj. Besim Ndregjoni, Kreu i Shoqatës së të përndjekurve, shprehet, se Ministria e Financave është institucioni, që ka përndjekur më shumë këtë kategori, duke mos dhënë pagesat dhe duke i shtyrë në pafundësi, si në këtë rast, kur zonja është sorollatur pa arsye, pasi është e vetmja trashëgimtare e gjallë, për të përfituar shumën dhe s’ka punë njerku.
“Merr varkë ose hiqe vetë” banorët ankohen, punonjësit e Bashkisë i injorojnë
Një video denoncim ka ardhë në redaksinë e emisionit “Stop”. Banorët e një pallati në Vlorë: ankohen se puseta brenda oborrit është bllokuar, duke shkaktuar grumbullim ujërash dhe krijuar kushte të vështira për banorët. Ata kanë kërkuar shumë herë ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e problemit, por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.
/tvklan.al