Policia në Austri është duke kërkuar për të paktën një të dyshuar pas sulmit me armë në kryeqytet që la disa viktima. Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në pesë. Katër prej tyre janë civilë, ndërsa një tjetër është terrorist.
Rreth 12 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, pasi disa persona të armatosur apën zjarr në gjashtë vendndodhje të ndryshme në qendër të Vjenës.
Mësohet se një prej autorëve është qëlluar nga policia. Ministri i Brendshëm, Karl Nehamm, e përshkroi autorin e vrarë si një terrorist islamik.
Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se autori i vrarë ishte ndjekës i ISIS dhe se shtëpia e tij është kontrolluar ndërsa janë konfiskuar disa video. Policia tha se në momentin e ngjarjes ai mbante veshur një rrip me eksploziv flas.
Ministri tha se të paktën një autor i armatosur rëndë dhe i rrezikshëm është në kërkim.
Ai u bëri thirrje njerëzve që të shmangin qendrën e kryeqytetit dhe u tha prindërve mos të çojnë fëmijët në shkollë. Të shtënat filluar në një sinagogë në qendër të Vjenës, por nuk është e sigurt nëse ishte ajo shënjestra. Sulmi ndodhi disa orë përpara se Austria të vendoste masat e reja të kufizimit. /tvklan.al