Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, synon trofeun e parë sezonal. Spanjollët përballen me Atalantën, në Superkupën Europiane, në një sfidë që nuk pritet të jetë e lehtë.

Në prag të këtij takimi, trajneri i madrilenëve, vlerësoi kundërshtarin, ndërsa deklaroi se skuadra e tij është në gjendje të mirë. Ancelotti nuk u kurseu superlativat edhe për afrimin e verës, Kylian Mbappe.

“Skuadra është në gjendje të mirë. Lojtarët janë rikthyer të gjithë nga pushimet. Mund të luhet një ndeshje intensive ndaj një kundërshtari të fortë. Nëse ata kanë ardhur deri këtu, do të thotë se kanë bërë shumë mirë vitin e kaluar.

Mbappe është lojtar i madh. Një futbollist i talentuar, i motivuar. Sigurisht që është shumë i lumtur që është këtu dhe është gati të japë kontributin e tij.

Çelësi i suksesit këtë sezon do të jetë padyshim ekuilibri në mbrojtje. Lojtarët duhet të sakrifikojnë për të rifituar topin. Është e vështirë për të parashikuar si do të luajmë në sulm, do të varet edhe nga cilësia e lojtarëve përpara.”, deklaroi Ancelotti.

Finalja e Superkupës Europiane, mes Real Madrid dhe Atalantës, do të luhet në Varshavë të Polonisë, të mërkurën e 14 gushtit, në orën 21:00. /tvklan.al