Superliga po numëron javët e fundit dhe objektivat janë të arritshëm për të gjithë ekipet përveç Korabit të rënë në Kategorinë e Parë.
Titulli kampion dhe ekipi tjetër që do të zbresë një ligë më poshtë nuk janë vendosur. Kukësi dhe Skënderbeu do të luajnë sot takimet e javës së 33-të në kërkim të fitoreve që i mbajnë në garë për trofeun.
Ekipi i Ernest Gjokës do të presë Flamurtarin. Pikët janë të nevojshme për të dy skuadrat, që kanë synime të ndryshëm. Skënderbeu i Ilir Dajës do të luajë me Teutën në Durrës.
Trajneri i korçarëve beson se ekipi i tij mund t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura, përfshi ato me rivalët direkt. Tirana nuk duhet të gabojë më, pasi do të vështirësonte akoma më shumë pozitat. Bardheblutë duhet të fitojnë sot me Korabin për të mbajtur hapin e kundërshtarëve që luajnë për mbijetesë. Ndeshja tjetër e ditës është ajo mes Vllaznisë dhe Luftëtari./Tv Klan