Ministria Franceze e Mbrojtjes ka premtuar ndihmë për Akademinë Ushtarake shqiptare. Këtë e ka konfirmuar numri një i kësaj ministrie Michele Alliot-Marie gjatë vizitës që po zhvillon atje kreu i Mbrojtjes shqiptare Pandeli Majko. Ministrja Alliot-Marie vlerësoi hapat e hedhur nga Forcat e Armatosura shqiptare për përbushjen e reformave në fushën e mbrojtjes. Ajo ofroi mbështetjen e Francës në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në NATO. Ministri Majko e njohu homologen franceze me zhvillimet në Forcat e Armatosura dhe me pjesëmarrjen e vendit tonë në nismat rajonale të sigurisë. Pas këtij takimi zoti Majko vizitoi panairin me pajisjet ushtarake të fundit Eurosatory 2004 të cilat do të shërbejnë në të ardhmen edhe për modernizimin e Forcave të Armatosura në Shqipëri. Kjo është vizita e parë zyrtare që një ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë bën në Francë. /tvklan.al