Dronët tashmë mund të përdoren edhe si taksi. Ditën e mërkurë është realizuar me sukses në Kinë, në qytetin Guangzhou fluturimi i parë i një pasagjeri përmes kësaj pajisje.
Sipas drejtuesit të kompanisë kineze ky fluturim i veçantë ngjan me skenat që janë parë vetëm në filma, por tashmë mund të jetë realitet për këdo.
Droni, i cili është i vetëkomanduar mund të mbajë vetëm një person dhe deri në 100 kg peshë për një udhëtim 23 minutësh me shpejtësi deri në 100 km për orë.
Droni është menduar si lehtësi për të shmangur trafikun në rrugë, e në disa raste mund të vijë në shërbim edhe transportimit te pacientëve drejt spitalit.
Vitin e kaluar edhe Dubai projektoi ndërtimin e taksive fluturuese, por që pritet të vihet në zbatim së shpejti për t’i ardhur në ndihmë turistëve që vizitojnë qytetin.
Klan Plus