Taylor Swift ka reaguar për masakrën në Britaninë e Madhe ku mbetën të vrarë dy fëmijë dhe gjashtë fëmijë të tjerë u plagosën rëndë në një sulm me thikë në një klasën vallëzimi në qytetin e Southportit. Dy të rritur janë gjithashtu në gjendje kritike për jetën.
“Këta ishin vetëm fëmijë të vegjël në një klasë kërcimi. Jam në shok të plotë për mënyrën se si t’i përcjell ngushëllimet e mia këtyre familjeve”, shkruan artisja e njohur në këtë postim në rrjetet sociale.
Një grup fansash të Taylor Swift kanë mbledhur rreth 36,000 dollarëve për të mbështetur viktimat e sulmit dhe familjet e tyre.
Mbreti Charles III dhe gruaja e tij, Mbretëresha Camilla, gjithashtu kanë shprehur tronditjen e tyre për këtë ngjarje të rëndë.
Zotërimi i armëve në Britaninë e Madhe është shumë i kufizuar, por krimet me thikë janë cilësuar si një “krizë kombëtare”.
Swift është aktualisht në Evropë në turneun e saj të suksesshëm dhe do të kthehet në Londër gjatë muajit Gusht për pesë koncertet e saj.
Klan News