Lajme Arkiva 2003
Sot në tregjet ndërkombëtare valutore monedha e përbashkët evropiane shënoi një rritje të lehtë ndaj monedhës amerikane në një kohë që tregjet vazhdojnë të dominohen nga tensionet gjeopolitike.
Investitorët janë në pritje të zhvillimeve të reja dhe në pritje të raportit të inspektorëve të kombeve të bashkuara mbi armët e ndaluara të Irakut.
Këto të dhëna na vijnë nga Banka Italo-Shqiptare. Sot në orët evropiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët u shkëmbye në nivelet 1 Euro e barabartë me 0.77 Dollarë.
Në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen lëvizje të theksuara të raporteve të monedhave kryesore të tregut tonë ndaj Lekut lëvizje këto që janë kushtëzuar edhe nga tregjet ndërkombëtare.
Në Bankën Italo-Shqiptare një dollarë blihet 128.5 Lekë dhe shitet me 131.5 Lekë. Ndërsa 1 Euro blihet 138.2 Lekë dhe shitet 141.6 Lekë./tvklan.al