Gjatë këtyre 15 viteve transmetim të programit “Rudina” në Tv Klan drejtuesja Rudina Magjistari i ka kushtuar një hapësirë të veçantë librit dhe procesit të të lexuarit. Në kuadër të Panairit të Librit këtë të shtunë të ftuarit folën rreth librave të parapëlqyer që kanë lexuar dhe atyre që kanë pasur një impakt shumë të madh në jetën e tyre.
Donika Mici vendosi që për pak minuta t’i drejtohej me fjalët më të përzemërta vetë moderatores së programit, Rudina Magjistarit. Duke e falenderuar për shembullin që jep në ekran, Donika tregon fillimet e Magjistarit në karrierën e saj.
“Rudina dhe kur bënte flokët tek parukerja vetëm lexonte,” është shprehur Donika Mici.
Donika Mici: Doja të bëja dhe një kompliment për Rudinën që e njoh prej shumë vitesh. Rudina dhe kur bënte flokët tek parukerja vetëm lexonte, përgatitej në një mënyrë spektakolare dhe më ka ngelur në vizion.
Rudina Magjistari: Vërtetë?
Donika Mici: E mban mend, ke qenë një vajzë shumë e re sa kishte filluar karrierën në televizion dhe të shikoja me një admirim të paparë.
Rudina Magjistari: Është domosdoshmëri për punën tonë në fakt.
Donika Mici: Tek parukerja gjatë gjithë kohës duke lexuar dhe më pëlqeje shumë.
Rudina Magjistari: Shumë faleminderit e dashur!/tvklan.al