Vështirësitë në lëvizje, mungesa e mbështetjes për arsimim, pamundësia për punësim dhe mos kryerja e indeksimit të pagesës së kempit janë disa nga problemet kryesore të të verbërve, të cilat i ngritën në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.

Jonit Ferhati, president i Shoqatës së të Verbërve: Nuk ekziston infrastruktura taktile gjë e cila nuk kërkon kosto aq të lartë për aq kohë sa trotuari është. Ne nuk po kërkojmë trotuare të veçanta, por thjeshtë ato trotuare që janë të jenë të përshtatme në mënyrë taktile që ne të lëvizim.

“Kur duam të dalim diku jashtë familjes, sigurisht na duhet një shoqërues që të na ndihmojë.”

Përfaqësues të shoqatës së të verbërve me rastin e kësaj dite marshuan drejt bashkisë së Tiranës, për të dëshmuar edhe problematikat që ata hasin në lëvizje.

Të verbërit thonë se mbijetojnë me vështirësi, pasi pagesa e kempit është vetëm 14 mijë Lekë në muaj, po aq është dhe pagesa e shoqëruesit.

“Për bashkëshorten, kjo ka 33 vite që më shërben dhe nuk i njihet siguracioni. Në asnjë moment kjo nuk më le dot me orë të zgjatura mbyllur brenda. Unë marr 140 mijë Lekë të vjetra në muaj, gjithashtu edhe kujdestarja ime.”

Sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri janë rreth 13,500 persona që kanë statusin e personave të verbër.

Klan News