Niksen, mos bëj asgjë!
Orët e zgjatura në punë dhe stresi që vjen nga ngarkesa profesionale, konsiderohen tashmë si një sindromë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Por në ndihmë të punonjësve me mbingarkesë psikologjike, mund të vijë filozofia e jetesës që propozojnë holandezët, e njohur ndryshe si Niksen.
Niksen do të thotë të mos bësh asgjë. Ekspertët rekomandojnë se në vend të të përqendruarit te një detyrë e caktuar për një kohë të gjatë, të lënit lirë të mendimeve, ndihmon në uljen e ankthit dhe forcon sistemin tonë imunitar.
Sipas studiuesve në SHBA, ankthi profesional, nga kushtet e vështira, ka një faturë totale pre 300 miliardë dollarë në vit, në trajtime mjekësore.
Një trajtim i efektshëm, thonë psikologët, është pikërisht Niksen, teknika e lënies së mendimeve të rrjedhin, që ndihmon ndër të tjera edhe në forcimin e kujtesës dhe pasurimin me ide të reja.
Tv Klan