Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin që u mbajt për Ukrainën të dielën në Londër tha se beson se ai do ta rregullojë marrëdhënien me SHBA-në pas takimit të tensionuar që ndodhi në Zyrën Ovale, por këtë herë bisedimet duhet të ndodhin me dyer të mbyllura dhe theksoi se nuk do t’i japë asnjë pjesë të territorit ukrainas Rusisë si pjesë të marrëveshjes.
“Sa i përket marrëdhënies tonë, unë mendoj se marrëdhënia jonë do të vazhdojë”, tha Zelensky.
Ai u shpreh ende i gatshëm për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e rralla me SHBA.
Në një takim të pazakonshëm të premten, Presidenti Trump akuzoi Zelenskyn se nuk ishte aspak mirënjohës ndaj SHBA.
Por pavarësisht tensioneve, Zelensky tha se nuk mendon se SHBA do të ndalojë ndihmat ushtarake ndaj Ukrainës sepse sipas tij, SHBA si një lidere e botës së qytetëruar nuk do donte të ndihmonte Presidentin rus Vladimir Putin.
“SHBA është lidere e botës së qytetëruar, dhe nuk mendoj se do të ndihmojnë Putinin”, tha Zelenksy.
/tvklan.al