Ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë para Gjykatës Speciale në Hagë dhe ka thënë se është i pafajshëm.

Në një deklaratë të shkurtër kur u pyet nga gjykatësi nëse panon apo jo akuzat, Thaçi tha se i mohon ketegorikisht akuzat.

E ritheksoj. Akuza është krejt e paqëndrueshme. Deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës, si të paqëndrueshme”, u shpreh ai.

Më herët para Gjykatës Speciale ka dalë dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi. Ata dhe ish-luftarë të tjerë akuzon për krimet lufte./tvklan.al