Gjermania humbet një tjetër copëz të historisë. Thomas Muller ka vendosur të tërhiqet nga futbollit ndërkombëtar, për të varur kështu këpucët me përfaqësuesen e Pancerave. Ndeshja kundër Spanjës në Euro2024 ka rezultuar e fundit për 34-vjeçarin me kombëtaren e drejtuar nga Julian Nagelsmann.
Muller ishte ndër protagonistët e Botërorit të fituar nga Gjermania në vitin 2014 dhe ka një kontratë që e lidh atë me Bayern Munich deri në fund të sezonit 2024-2025. Sulmuesi largohet kështu nga Gjermania pas 14 vitesh, ku ka luajtur në 131 ndeshje.
Më shumë ndeshje se ai kanë bërë vetëm dy legjendat si Lothar Mattaus dhe Miroslav Klose të ndalur në kuotën e 150 ndeshjeve. Me 45 gola të shënuar prej tij, ylli bavarez është edhe i shtati në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave për kombëtaren e Gjermanisë.
Ai debutoi në vitin 2010 në një miqësore kundër Argjentinës, teksa në Botërorin e Brazilit fitoi Këpucën e Artë me 5 gola dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ri i turneut. Muller bëhet i dyti lojtar që njofton tërheqjen nga kombëtarja pas mesfushorit, Toni Kross.
Klan News