Saimiri dhe Xhesi këtë herë kishin zgjedhur të kishin një takim ndryshe.

Dyshja kanë kaluar momente romantike, teksa kanë kërcyer dhe kanë biseduar me maska.

Veç të tjerash, ata i kanë rrëfyer njëri-tjetrit frikën më të madhe dhe histori për njerëz që i kanë zhgënjyer.

Xhesi: Nuk e di për ty Saimir, por mua këto maskat më bezdisin shumë. Nuk i kam fare qejf, por i mbaj se duhen për hir të shëndetit.

Saimiri: Po kjo nuk është asgjë Xhesi, ti ke njerëz që jetojnë gjithë jetën me një maskë. Jo maskë për covid, por me maskë që janë me dy fytyra. Është një shprehje e Oscar Wild që thotë, “njerëzit e kanë shumë të vështirë të jenë vetvetja, jepu një maskë që të të tregojnë të vërtetën”.

Xhesi: Shumë interesante!

Saimiri: A dëshiron që të rikthehemi njëherë në atë epokë, me ato maskat veneciane.

Xhesi: Mezi pres!

Saimiri: Xhesi, maska mbulon fytyrën, por çliron shpirtin, dua që sot të jesh një shpirt i lirë. Shpeshherë njerëzit vënë një maskë për mos treguar ndjenjat për dashurinë që kanë sepse kanë frikë se lëndohen, unë sot dua që ti mos kesh frikë dhe t’i besojmë njëri-tjetrit gjithçka.

Xhesi: Saimir, meqë kemi vendosur të lëmë pas frikën, dua të të rrëfej frikën time më të madhe. Frika ime është nga vetmia. Ndonjëherë e kam pasur të vështirë edhe ta them e ta pranoj, është frika se mbase nuk do ta gjej asnjëherë dashurinë.

Saimiri: Këtë frikë mendoj se e ka çdo njeri që është beqar dhe prandaj jemi këtu që ta ndryshojmë këtë gjë.  Ndonjëherë njerëzit përdorim maska për të fshehur ligësinë ose djallëzinë që kanë.

Xhesi: Unë vetë kam hasur njerëz në jetë që kanë përdorur maskë me mua dhe është një dhimbje shumë e madhe që nuk do doja t’ia jepja askujt tjetër. Ndaj kam zgjedhur të jem gjithmonë e vërtetë, edhe këtu. Thjesht unë. Edhe kur ka pasur raste që kam menduar që mund të më penalizojë fakti që jam kaq e vërtetë dhe kaq e thjeshtë në thelb, sot është dita e parë që vendos në mënyrë simbolike një maskë. Dua që zgjedhja jote e fundit të jetë pa maska.

Saimiri: Atë shpresoj dhe unë. Me sado mjeshtëri që të jetë bërë një maskë, mendoj se me vëmendjen e duhur, ti e sheh se çfarë fshihet pas. Kam pasur një histori që kam njohur një vajzë, e cila ishte shumë e bukur, shumë elegante, shumë e veçantë. Por me kohën ra ajo maska dhe e tregoi fytyrën e saj. Ndaj jam shumë i kujdesshëm kur njoh dikë, që të njoh personin dhe jo maskën./tvklan.al