Mackenzie Kinsella është një tifoz i zjarrtë i Everton të Armando Brojës, i cili bëri 17 mijë kilometra për të ndjekur në stadium ekipin e zemrës.
15-vjeçari kishte udhëtuar nga Sidnei ishte në Goodison Park ku pa më 4 Dhjetor sfidën me Wolverhampton, por disa ditë më vonë stuhia e ndaloi të përcillte derbin me Liverpool.
Ndeshja u shty duke dëshpëruar djaloshin australian që kishte kursyer 1800 Euro për këtë aventurë. Por Mackenzie Kinsella mori një dhuratë të çmuar.
Me ftesë të klubit të Everton, ai ndoqi një seancë stërvitore ku takoi idhujt e tij. Mackenzie përveç fotove mori edhe një fanelë me emrin e tij. Mackenzie Kinsella do ta mbajë mend gjatë falë edhe dashamirësisë së futbollistëve të Everton.
Tv Klan