Magjia e serenatave mbushi qytetin e Korçës me tingujt e mandolinave dhe zërat e atyre që e mbajtën gjallë ndër vite këtë thesar të identitetit kulturor.
Festivali i Serenatave çeli siparin mbrëmjen e së premtes në ambjentet e Muzeut Arkeologjik, për të vazhduar në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku serenatistët krijuan një atmosferë të veçantë feste, pjesë e të cilës u bënë edhe qytetarët dhe vizitorët e shumtë.
“Janë paraqitur me këngë të vjetra korçare që nuk i ka dëgjuar njeri.”
“Ka vazhduar serenata edhe autentike edhe origjinale, edhe mes të dyjave.”
Vazhdimësia e traditës nga të rinjtë, i ka pasuruar serenatat me elementë të rinj, por duke ruajtur origjinalitetin, si krijime shpirtërore me të cilat gjithkush ka të lidhur momente të veçanta të jetës së tij.
Gloria Nure: Është përgjegjësi dhe detyrë e jona për ta vazhduar me shumë dashuri dhe respekt.
Bashkia synon ta kthejë Festivalin e Serenatës në një event të përvitshëm që do të pasurojë ofertën turistike kulturore të Korçës.
“Festivali i Serenatës vjen në kuadër të Tourist for Albania, por nga viti në viti do të mbështetet nga Bashkia e qytetit dhe nga ministria e Kulturës.”
Nata e dytë të Festivalit të Serenatës do të sjellë repertorin e pasur të Korit Lira, por edhe këngëtarët më të njohur korçarë.
Klan News