Tirana barazoi 1 – 1 me Skënderbeun të shtunën në kryeqytet. Bardheblutë luajtën pa pa mbështetjen e tifozëve, të cilët janë të dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Dita realizoi fillimisht për Skënderbeun dhe më pas barazoi Sentamu, duke shmangur humbjen e Tiranës. Golat u shënuan duke shfrytëzuar pakujdesinë e mbrojtjes.
Ardian Mema, trajner i Tiranës:
Gola të tillë janë të papranueshëm, pasi ndodhin në vijueshmëri.
Orges Sheh, trajner i Skënderbeut :
Ashtu si shkoi është një rezultat i drejtë. edhe mund të kishim fituar, por ky është verdikti.
Ekipi korçar humbi mundësinë për të marrë kreun, pasi Partizani dje u mund 1 – 0 nga Flamurtari. Në takimin tjetër të ditës së shtunë Teuta mundi 1 – 0 Luftëtarin me golin e Kallakut. Durrsakët janë në vendin e tretë.
Tv Klan