Një sherr mes të miturve që ka degraduar deri në përdorimin e një mjeti prerës ka ndodhur ditën e djeshme në shkollën “Kolë Jakova” në Tiranë.
Policia njofton se në ambientet e shkollës një 14-vjeçar është konfliktuar me një bashkëmoshatar të tij dhe gjatë sherrit, ky i fundit e ka dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht, i mituri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, për 14-vjeçarin që ka goditur bashkëmoshatarin e tij janë referuar materialet në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore./tvklan.al