Clement Lenglet është lojtari më i ri i Atletico Madrid. Mbrojtësi është larguar nga Barcelona dhe do të luajë te madrilenët i huazuar për një sezon.
Drejtuesit e Atletico-s ishin prej kohësh në kërkim të një mbrojtësi me këmbën e majtë dhe atë duket se e kanë gjetur brenda kampionatit.
Në dy sezonet e fundit, 29-vjeçari ka luajtur në Premier League, aty ku ka qenë i huazuar fillimit te Tottenham dhe më pas tek Aston Villa.
Francezi nuk ishte në planet e trajneri Hansi Flick dhe për këtë arsye vendosi të ndryshojë ambient, duke kaluar nën urdhrat e trajnerit Simeone.
Lenglet do të rikthehet te Barcelona në fund të sezonit, pasi ka kontratë me katalanasit deri në verën e vitit 2027. /tvklan.al