Tre gjenerata janë shuar në një aksident tragjik, të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Toronto të Kanadasë.

Valbona Vokshi, 35 – vjeç, vajza e saj Isabela, 5 – vjeç dhe nëna e Vokshit, Xhemile Vokshi, 55 – vjec, po ktheheshin nga një park lojërash, kur u përfshinë në një aksident të rëndë në autostradën 400, ku u përplasën 11 automjete, përfshirë 3 karoatrecë.

Për mediat kanadeze, Katerina Seitaj, mikeshë e familjes shqiptare, tha se 35 – vjeçarja Valbona, ishte një njeri i mbushur me jetë dhe kishte kaq shumë shpresa dhe ëndrra për të ardhmen. “

Ishte një njeri i dashur dhe kujdesej për të tjerët”,

tha Seitaj.

“Nëna dhe vajza e saj ishin gjithçka për të”…

Motra e Valbonës, Blerta dhe nipi 2 – vjeçar, të cilët po udhëtonin me një tjetër mjet, u përfshinë gjithashtu në aksident, por famirësisht shpëtuan.

Valbona kishte shkuar në Kanada nga Shqipëria në moshën 20 – vjeçare.

Viktima e katërt e këtij aksidenti ishte edhe 27 – vjeçarja, Maria Lipska.

highway-crash.jpg.size.custom.crop.801x650

Sipas mediave vendase, autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat sesi ndodhi ngjarja. Të dhënat e para flasin për një gabim njerëzor, nga njëri prej drejtuesëve të mjeteve të përshira në përplasje.

Vetë autoritetet e përshkrujtën skenën e këtij aksidenti si të pabesueshme dhe të tmerrshme. /tvklan.al