Trajneri i Triestinas, Pep Klotett, ekip italian që luan në Serie C, sulmoi futbollistin e tij, Raimonds Krollis, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Giana Erminios.
Tekniku 47-vjeçar nuk i mbajti dot nervat kur mbrojtësi 23-vjeçar letonez bëri ndërhyrjen e gabuar dhe la për më shumë se një orë ekipin e tij në inferioritet numerik.
Katalanasi u nervozua aq shumë sa kur Krollis ishte duke u drejtuar në dhomat e zhveshjes, e tërhoqi atë dhe pasi e kapi nga jaka e fanellës, nisi ta shkundte, me këtë të fundit që nuk reagoi.
Football = emotions but footballers are not slaves. No excuses here for Triestina coach Pep Clotet. @FIFPRO pic.twitter.com/Qyov8L3o7F
— Paulius Jakelis (@PauliusJakelis) November 8, 2024
Edhe pse Triestina luftoi për pjesën më të madh të takimit, në minutën e 87’ u ndëshkua dhe e humbi sfidën.
Në 14 takime, skuadra ka vetëm një fitore dhe është në fund të Grupit A.
Clotet mori kritika në rrjetet sociale për agresivitetin e treguar, por, duke folur pas ndeshjes, ai u shpreh se ishte i bindur se nuk kishte bërë asgjë të gabuar në sjelljen e tij ndaj lojtarit.
Tekniku deklaroi se Krollis, i cili i’u bashkua Triestinës në muajin Gusht i huazuar nga Specia që luan në Serie B, u shpreh se për sa kohë që do të qëndronte te Triestina në stol, Krollis nuk do të luante.
Clotet që në të kaluarën ka drejtuar edhe Birmingamin, është trajneri që i dha mundësinë yllit të Realit Xhud Bellingham të debutonte.
Klan News