Administrata e Presidentit Trump tërhoqi vendimin për ngrirjen e fondeve federale, brenda 2 ditësh nga nxjerrja e tij pasi shkaktoi mjaft paqartësi në të gjithë vendin.

Vendimi ngriti shqetësime mbi burimet financiare për shkollat organizatat që mbështeten në fondet prej triliona Dollarësh nga Uashingtoni.

Megjithatë Shtëpia e Bardhë sqaroi se mbeteshin ende në fuqi pezullimet e financimeve në fusha si diversiteti, barazia dhe ndryshimet klimatike.

Urdhri mbetet pezull deri të hënën pas vendimit të një gjykatësi federal.

Tv Klan