Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli ka humbur nënën e saj. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
Në njoftimin mortor, këngëtarja i ka dedikuar disa fjalë mjaft prekëse nënës së saj të ndjerë. Ajo shkruan se mungesa e nënës është dhimbja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e saj do të mbeten përgjithmonë në zemër.
“Njoftim mortor. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jonë. Varrimi do të bëhet më 30.01.2025 në ora 15:00 në varrezat e Fshatit Mushtisht. Nënë, mungesa jote është dhimbja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”, shkruan këngëtarja Shyhrete Behluli.
/tvklan.al