Administrata amerikane rrezikon të mbyllet në këto ditë të fundit të këtij viti, pasi presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump hodhi poshtë një marrëveshje të arritur të Martën mes republikanëve të tij dhe demokratëve në Kongres për një buxhet të përkohshëm.

Projekt-marrëveshja me 1 547 faqe e hartuar nga administrata Biden parashikon mes të tjerash, rritjen e parë në 15 vjet të pagave për anëtarët e Kongresit, 100 miliardë dollarë fonde emergjence dhe 30 miliardë dollarë ndihmë për fermerët.

Trump tha se ky buxhet ishte tepër të kushtueshëm dhe kërkoi rinegocim. Sipas tij, demokratët luajtën blofin, duke shfrytëzuar kohën e shkurtër në dispozicion, pasi duhet miratuar deri të Premten.

Miliarderi Vivek Ramasuami, bashkëdrejtues me Elon Musk i Departamentit Këshillimor për Eficencën Qeveritare tha se buxheti i nevojshëm duhej të ishte i përmbledhur në 20 faqe dhe jo në mbi 1 547.

Buxheti i 2025-ës duhej të ishte miratuar që para 1 Tetorit, kur nis edhe viti i ri fiskal në Shtetet e Bashkuara. Pengesë janë bërë republikanët, të cilët këmbëngulin në reduktimin e shpenzimeve për frenimin rritjes së borxhit federal që ka arritur në 36.2 trilionë dollarë.

Tv Klan