“Më dukej sikur jetoja në një univers tjetër”, tha në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan Migen Qiraxhi, teksa kujton fëmijërinë e tij pranë gjyshes. I zhytur në kujtime ai shprehet se shtëpia e gjyshes së tij ishte një arratisje e problemet të realitetit dhe viteve të vështira të asaj kohe.

Përveç gatimeve të shijshme, përkëdhelive e lojërave ai kujton dhe mësimin që ka marrë nga gjyshja e tij.

“Unë doja të bëja një diferencën të një prej gjërave që më ka shenjuar edhe nuk e di tani të them nga ana sociologjike më ka bërë mirë apo më ka bërë keq. Por, kur bënim me nënën këto lojërat e vogla, unë shpesh herë humbisja dhe nëna më thoshte ‘mos u mëso të humbasësh shpesh në lojë, sepse mund të humbësh dhe në jetë’. Mua kjo në shumë lojëra më ka dëmtuar edhe të luaj mirë në kuptimin që kur u rrita fillova të neglizhoja njerëzit që mendoja se mund të më mundnin në shah sepse frikë se do filloja të humbja dhe në jetë. Mirëpo shumë elemente pastaj që ishin kompetitive në të mësuar edhe në të studiuar kjo bëhet një lloj ‘aseti’ dhe të shënon kjo gjatë gjithë jetës. E mban gjithmonë dhe të lë kështu me një lloj ankthi mbase është ‘reality check’ dhe ke nevojë,” tha ai./tvklan.al