Tryeza e opozitës ka bërë të njohur platformën e saj, e cila sipas të djathtëve, do të nxjerrë vendin nga kriza. Sipa splatformës, të deklaruar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, qeveria opozitare, pas rrëzimit të socialistëve nga pushteti, duhet të angazhohet në funskionimin e shtetit të së drejtës duke vënë theksin tek një proçes zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Opozitarët kanë premtuar zbardhjen e të gjitha abuzimeve financiare gjatë qeverisjes së majtë.
Sali Berisha: “Nga kjo tryezë ne duhet të dalim ksaj radhe edhe me krijimin e një qeverie, e cila do të zgjidhë problemet kryesore të sotme, do ti v, do ti verë në rrugën e zgjidhjes, një qeveri, e cila çeshtjen e telekomit (Telecom) do ta zbardhë tërësisht dhe do nxjerrë përgjegjsit e ksaj afere të madhe, një qeveri, që do të, çështjen e cmimeve të rritura, do të kompensojë. Ne nuk jemi për prekjn e libralizmit, të parimit të libralizmit, por jemi për kompensimin e plotë të qyttarve apo për një, një qeveri, e cila do t’i japë përgjigje të ndershme çeshtjes së të përndjekurve politikë. Një qeveri, e cila, domthn, kuadrin ligjor dhe pastaj natyrisht nuk është imediate, do të hartojë listat e zgjedhsve, do të balancojë, n’përputhje me standartet e Venecias, komisionet zgjedhore, do të pregatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.”
Berisha ka garantuar ndrkombtarët se nuk do të ketë më përsëritje të kaosit të viteve nëntëdhjetë e shtatë-nëntëdhjetë e ttetë duke ia faturuar këto ngjarje socialistve.
Sali Berisha: “Shqipria nuk mund të njoë dhe nuk do të njo, nëdhteshtatën, sepse nëdhteshtata janë ata. Shqipria nuk ka dhe nuk mund të njo nëdhtetetën, sespe nëdhteteta janë ata. Socialisti i fundit, që s’është i bindur, le të lexojë Fatos Nanon për nëdhtetetën, se kush ishte nëdhteteta.”
Nga disa përfaqsues të tryezës, shpjegimi i kësaj platforme u kuptua si krijimi i një qeverie hije, gjë të cilën Berisha e hodhi poshtë.
Sali Berisha: “Mistër sherri apo mistër iksi bën një shkrim, ato janë gjëra me t’cilat kjo tryezë nuk ka të bëjë. Më falni ë! Ë, kjo tryezë ka të bëjë, edhe njëerë dua ta theksoj qartsisht, me strukturimin e lëvizjes “Nano ik! dhe përcaktimin e një, dy, tre, pesë apo asnji, apo dy, apo sa t’dshërojmë ktu, të detyrimeve që do të ketë qeveria që vjen për të z, për të dhënë zgjidhje t’mëdha vendit.”
Kryetari i Republikanve, Fatmir Mediu, u shpreh se protestat duhet të zgjerohen në të gjithë Shqiprinë duke patur edhe më tepër kontakt me kërkesat e qytetarve.
Fatmir Mediu: “Unë mendoj që opozita shqiptare duhet të tregojë një vullnet, që kapërcen raportin e individëve të ndryshëm brëndapërbrënda opozitës, për t’thën që ajo çka do t’vijë nesër i takon ktyre njerzve që ulen dhe diskutojnë sot.”
Pranvera konsiderohet nga Berisha stina e protestës dhe e fitores, sipas tij e vështirë, por edhe e realizueshme. /tvklan.al