Pushuesit nga Kosova duket se janë kontingjenti më i madh i turistëve që frekuentojnë këtë vit bregdetin shqiptar. Numri i kosovarëve që kanë kaluar doganën e Morinës në periudhën 1 deri në 15 korrik ka kapur një shifër rekord prej 57 mijë turistësh.
“Tash është momenti që gjithë kosovarët shprehin gatishmërinë për të shkuar dhe bërë pushimet5 veriore në Durrës.”
Problemi më i madh për turistët nga Kosova mbetet aksi Morinë-Kukës 35km i gjatë është prishur tërësisht nga mjetet e tonazhit të rëndë si pasojë e ndërtimit të rrugës së re.
“Të vihet disa shenja në rrugë që të dinë njerëzit, sepse po gabojnë e po kthehen dhe shkojnë në drejtime të kundërta.”
“Në përgjithësi ka qenë mirë, por kishte me qenë edhe më mirë nëse qeveria aktuale e Shqipërisë vë disa shenja sinjalizimi, sepse mungojnë.”
Për të siguruar një udhëtim të qetë dhe pa probleme në doganë është shtuar numri i personelit dhe policisë që patrullon zonën. Shumica e kalimeve bëhen gjatë natës me mbi 40 autobusë të shoqërive turistike të Kosovës, por nuk janë të paktë dhe ato që shkojnë për pushime me automjetet e tyre./tvklan.al