Ky ishte reagimi i Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’Sy”.
Lidhur me incidentin që u transmetua live në instagram, pak minuta më vonë kreu i qeverisë bëri një reagim të dytë në rrjetet sociale duke sqaruar mesazhin e atij reagimi.
“Është momenti që ndan, kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi, njësojë si ata trajnerët te vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushta kur skuadra nuk bën golin”, tha Edi Rama.
Po ashtu, kryeministri solli në vëmendje dhe një veprim të tij disa vite më parë kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, ku u shfaq me sopat në dorë.
“Mu kujtua ai ogur i mirë i asaj sëpatës. Kështu ma nxorrën atë sëpatën për ti thënë shqiptarëve, shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë. Po shqiptarët kanë dhënë përgjigjen. Rrofshi që e nxorrët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin, po këtu s’është punë telefoni. Këtu është punë pasioni”, tha Rama.
Gjatë kohës që ndodhi incidenti, Kryeministri Rama ishte duke komentuar lëvizjet në kampin e opozitës si dhe duke i ironizuar për humbjen e radhës që sipas tij, i pret në zgjedhjet e 11 Majit.
Klan News