Në studion e emisionin “Historia ime” Tv Klan.al ka ardhur një djalë 34 vjeç ka Lushnja i cili tregoi për jetën e tij private. Ai është dashuruar me një grua 41-vjeçare nga Gjilani, por prindërit e tij nuk e pranojnë për shkak të moshës. Ai tregoi se para kësaj historia, ka njohur dhe një vajzë tjetër e cila ishte 7 vite më e madhe nga Peshkopia dhe sërish familja e tij nuk ishte dakort.
Mirela Milori: Sa vjeç je?
Ermal Meta: Jam 34 vjeç?
Mirela Milori: Punon?
Ermal Meta: Po, jam motorist, shpërndaj pica.
Mirela Milori: Ti ke thënë që në moshe 15 vjeç, ka filluar një raport jo i mirë në familje, pse?
Ermal Meta: Sepse kjo është historia e dytë që po e humbas, sepse historinë e para pata një vajzë nga Peshkopia, por edhe ajo ishte 37 vjeç dhe nuk pranoi familja.
Mirela Milori: Pra kjo është historia e dytë që ti njihesh me dikë që është më e madhe në moshë se ti. Sa vjeç ishe kur njohe vajzën nga Peshkopia?
Ermal Meta: 31 dhe ajo 37. U njohëm në rrjetet sociale.
Mirela Milori: Kur u takuat për herë të parë?
Ermal Meta: Për herë të para vajta unë në Peshkopi bashkë me xhaxhain dhe pimë kafe. Ramë dakort me atë gocën edhe në momentin e dytë që do shkoja unë ta merrja për shtëpi, nëna ime nuk ishte dakort. Ajo ishte parukiere dhe nëna ime e kuptonte tjetër për tjetër këtë punë. Unë nuk e dija këtë gjë, e merrja në telefon nuk ma hapte, i shkruajta mesazh pse nuk ma hap, ajo tha më tha nëna jote që mos të flas më me ty në telefon.
Mirela Milori: Megjithatë kjo i përket të shkuarës./tvklan.al