Ndarja e aktores Hande Erçel nga këngëtari Murat Dalkiliç ka qenë shumë e komentuar ditët e fundit në media. Mendohet se shkak i ndarjes së tyre është bërë aktori Kerem Bursin.
Me këtë të fundit, aktorja luan në një serial të ri dhe mes dyshes ka patur shumë kimi. Kerem e mohoi që këto lajme të ishin të vërteta duke u shprehur se puthjet mes tyre kanë ndodhur sepse kështu shkruhet në skenar dhe asgjë më shumë.
Por së fundmi i ftuar në një shfaqje të modës në Beyoğlu, ish partneri i Hande, Murat tregoi më shumë detaje rreth ndarjes së tyre.
I pyetur për motivin e ndarjes, ai u shpreh se shkak nuk ka qenë aspak aktori Kerem Bursin. /tvklan.al