Mikel Merino u bashkua me Arsenalin në këtë merkato vere, nga spanjollët e Real Sociedad.

Megjithatë, aventura e mesfushorit me “topçinjtë”, nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Spanjolli ka pësuar një dëmtim në shpatull, gjatë seancës stërvitore të londinezëve, para ndeshjes me Brighton në kampionat.

Trajneri Mikel Arteta, konfirmoi në konferencën për shtyp, se lojtari do të mungojë për disa javë.

Pas përplasjes me mbrojtësin Gabriel Magalhaes, Merino ka pësuar një frakturë në shpatull dhe do të jetë jashtë për disa javë.

“Është shumë për të ardhur keq. Merino pati një përplasje dhe ai ka një lëndim në shpatull. Duket se ai do të jetë jashtë për disa javë.

Ai ishte vërtet i emocionuar dhe gjithçka dukej shumë mirë. Lojtari ra në tokë dhe Gabriel u rrëzua sipër tij dhe duket se ai ka një frakturë të vogël.”, tha trajneri Arteta.

Sipas të gjitha gjasave, mesfushori pritet të jetë i gatshëm pas ndeshjeve të kombëtareve në muajin shtator. /tvklan.al