Ukraina po përgatitet maksimalisht në Çeki për të sfiduar Shqipërinë në takimin e parë të grupeve të Ligës së Kombeve.
Udhëtimi drejt Pragës nuk ka qenë i qetë për futbollistët, të cilët përdoren Moldavinë si tranzit për tu bashkuar më pas me skuadrën.
Për mbrojtësin, Valeriy Bondar, përballja me ekipe që ishin pjesëmarrës në Euro2024 është një aspekt i mirë për të parë forcën e skuadrës.
“Çdo turne është shumë i rëndësishëm për kombëtaren tonë. Besoj se këto ndeshje na japin mundësinë të rikthehemi në Ligën A. Me ekipe si Çekia, Shqipëria dhe Gjeorgjia, të cilat ishin pjesëmarrëse në EURO 2024, ne duhet të tregojmë futboll të mirë dhe të arrijmë rezultate pozitive. Ne duam t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur”, tha Valeriy Bondar, futbollist i Ukrainës.
Ukraina është një rival i njohur për kombëtaren tonë që ka regjistruar bilanc tepër negativ. Në 6 takimet e para mes miqësoreve dhe kualifikueseve të Botërorit, kuqezinjtë kanë pësuar 5 humbje dhe marrë vetëm një barazim.
Klan News