Koreja e Veriut ka rivënë në funksionim linjën telefonike, që përdorej për komunikime zyrtare me Jugun. Lajmin e bëri publik përfaqësuesi i Koresë së Veriut në bordin drejtues të komitetit të ribashkimit Ri-Son gvon, gjatë një konference për shtyp. Vendimi i Penianit erdhi pas ofertës së Seulit ndaj Penianit për të diskutuar pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore të shkurtit që zhvillohen këtë vit në Jug. Oferta u përshëndet edhe nga Pekini.

Linja telefonike u ndërpre në Dhjetor 2015, me urdhër të udhëheqësit komunist Kim Jong Un.

Por pavarësisht uljes së tensioneve në rajon, presidenti amerikan Donald Trump vijon ta mbajë të ashpër linjën me Korenë e Veriut. Shefi i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj me një mesazh në Twitter kërcënimit të Kim Jong unit, i cili që në ditën e parë të vitit kërcënoi Shtetet e Bashkuara se mund të shtypte në çdo moment butonin për të nisur ndaj tyre një sulm bërthamor. Trump shprehet se butoni që ai ka mbi tavolinë është më i madh dhe më funksional se ai i Kim Jong unit. Presidenti amerikan paralajmëroi se testi i rradhës bërthamor i Koresë së Veriut do të jetë fatal.

Tv Klan