Një sasi kokaine me vlerë mbi 1 milion dollarë përfundoi në një plazh në Florida Keys për shkak të uraganit Debby.
Debby, një uragan i kategorisë 1 ‘flaku’ mbi dy duzina me pako 30-kilogramëshe kokaine ndërsa era frynte me mbi 128 km/h.
“Uragani Debby fluturoi tej 25 pako kokaine (30 kilogramë) në një plazh në Florida Keys”, tha Patrulla e Shërbimit Kufitar amerikan.
Në fotot e postuara në rrjetet sociale, shihen pakot e kokainës të lidhura me ngjitës dhe një trekëndësh në ngjyrë të kuqe. Vlera e pakove kalon 1 milion dollarë.
Droga u gjet nga një pushues. Pakot ndodheshin brenda një qeseje mbeturinash bashkë me alga deti, gjethe dhe mbetje të tjera që kishin dalë në breg. Pushuesi kontaktoi autoritetet të cilat morën pakot në dorëzim.
Pakot e kokainës dhe drogërave të tjera shfaqen shpesh në plazhet e Floridës jugore dhe ujërat rrotull pasi kontrabandistët trafikojnë substancat e paligjshme nga Amerika e Jugut drejt SHBA-ve./tvklan.al