Ka rënë në prangat e policisë një 28 vjeçar në Tiranë. Pas kontrolleve në banesë dhe makinë, atij i është gjetur 250 gr kokainë, gati për shitje.
Mësohet se i riu siguronte drogën dhe më pas e shiste atë në zonën e Freskut dhe Xhamllikut.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Green” për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve. Sekuestrohet sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, me peshë 250 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Arrestohet në flagrancë poseduesi. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e Freskut dhe Xhamllikut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Green”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 28-vjeçarin, duke qarkulluar me automjet, në rrugën “Xhanfize Keko”. Gjatë kontrollit të mjetit dhe të banesës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 250 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas në zonën e Freskut dhe Xhamllikut”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
/tvklan.al