I konsideruar si stuhia e shekullit uragani “Gustav” është kthyer në një kërcënim serioz për Luizianën, Teksasin dhe Nju Orleans.
Mbi 1.9 milion banorë i kanë paraprirë stuhisë që lëviz me shpejtësi mese 185 kilometra në orë duke u arratisur nga zonat ku pritet të kalojë “Gustav”.
Më të frikësuar janë ata që banojnë në Nju Orleans ku aktualisht kanë mbetur vetëm 10 mijë banorë, të cilët janë strehuar në skutat më të fshehta për të shmangur katastrofën që la pas tre vjet më parë uragani “Katrina”.
Ekspertët i tremben forcës shkatërruese që mund të ketë stuhia e kategorisë së tretë. Sipas tyre në një ditë të vetme uragani “Gustav” shkarkon 20 miliard metër/kub ujë ka mund të sjellë dëme të mëdha, përmbytje dhe shkatërrim.
Edhe pse “Gustav” po lëviz me shpejtësi meteorologët parashikojnë forcim të tij për t’u kthyer në uragan të kategorisë së katërt.
Ata thonë se kjo mund të ndodhë vetëm nëse syri i stuhisë kalon sërish në det, megjithatë autoritetet kanë marrë masa të jashtëzakonshme duke krijuar dhe shtabe emergjence në zonat e mbrojtura.
Pak më parë uragani “Gustav” preku tokën e Luizianës ku edhe pritet të zhvillohet konventa e republikanëve, të cilët për arsye sigurie dhe solidariteti kanë vendosur që sot të kryejnë vetëm veprime procedurale./tvklan.al