Katër persona kanë vdekur si pasojë e uraganit “Florens” që ka goditur bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mes viktimave janë një grua dhe fëmija i saj, pasi pema u rrëzua mbi banesën e tyre në Karolinën e Veriut.
Ndërsa, babai pësoi lëndime dhe u transportua në spital. Viktima e tretë ishte një tjetër grua, ndërsa viktima e katërt humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike të një gjeneratori. Më shumë se 600 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa rrugët janë përmbytur. 1.7 milionë njerëz janë urdhëruar që të evakuohen.
Guvernatori i Karolinës së Veriut tha se stuhia e fuqishme ka gjasa të vazhdojë për disa ditë. Ndërsa Sekretari amerikan i Transportit u shpreh se përmbytje të tilla normalisht ndodhin 1 herë në 1 mijë vjet.
/tvklan.al