Në vitin 2020, pas 10 vitesh ndërprerje, nisi viti akademik për Akademinë Ushtarake .Një ushtarak denoncon në “Stop” në Tv Klan se që nga viti 2020 atyre nuk u është zëvendësuar uniforma ushtarake. Ata që nuk kanë mundësi ta blejnë vetë privatisht uniformën, mbajnë të vjetrën të konsumuar e me pamje aspak dinjitoze.

Mungesa e dhënies së uniformës për ushtarakët, ka bërë që të lulëzojë biznesi privat në këtë drejtim. “Stop” provon se çmimet e uniformës shkojnë deri në 200 mijë lekë të vjetra, pa folur për veshjet e dimrit.

Qytetari: Dua të marr uniforma ushtarake.

Shitësja: Po.

Qytetari: Po këpucë keni?

Shitësja: Këpucë me qafa apo kambale?

Qytetari: Këto me qafa.

Shitësja: Ke këto këtu.

Qytetari: A bravo!

Shitësja: 50 kushtojnë. Kjo xhaketa është masa “M”.

Qytetari: Po.

Shitësja: Ti do edhe pantallona.

Qytetari: Po, ato njësoj janë. Vijnë, marrin këtu? Çfarë marrin këta kolegët e mi?

Shitësja: Deri tani, vetëm kanë marrë këto “T-shirt” me krahë të shkurtra ose të gjata.

Qytetari: Vete 10 000 lekë. Vete shtrenjtë. Këtë po mendoj, punën e lekëve. Se që do i marr…

Shitësja: S’ke ça bën.

“Stop” kontakton me Ministrinë e Mbrojtjes për ta pyetur për mungesën e uniformave dhe zgjidhjen e situatës. Por në vend të përgjigjes, u kërkua të plotësohej një formular e dokumente shtesë që nuk kanë të bëjnë me median./tvklan.al