Dëmtimi e ka rikthyer më të fortë në fushën e lojës. Myrto Uzuni po përjeton moment magjik në La Liga 2, teksa shënoi sërish. Sulmuesi beratas ekzekutoi saktë një penallti, për t’u ngjitur në kuotën e 3 rrjetave në harkun e më pak se 3 ditëve.
Këtë herë, Uzuni realizoi një gol me tepër peshë, pasi i dha fitoren 3-2 në transfertën e Castellon. 29-vjeçari përktheu në gol penalltinë e fituar në minutën e 93 të sfidës.
Me këtë fitore Granada ngjitet e dyta në renditje, ndërsa Uzuni në kuotën e 5 golave. Forma e beratasit gëzon edhe teknikun Sylvinho pasi pritet ta ketë në dispozicion për sfidat e nëntorit.
Myrto Uzuni është rikthyer në superformë nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave të lojës dhe në duelet e kombëtares kundër Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë.
Klan News