Myrto Uzuni udhëhoqi Granada në fitoren 4-1 ndaj Cartagena, duke qëndruar në garë për ngjitjen në La Liga. Shqiptari ishte i papërmbajtshëm në takimin e javës së 20, në suksesin me përmbysje të skuadrës nga Andaluzia. Uzuni ishte gjithmonë në vendin e duhur në kohën e duhur.
Paraqitja e tij në ndeshjen e së martës gëzoi edhe një tifoz të ri i ardhur nga Argjentina për të ndjekur ekipin e zemrës dhe idhullin e tij, Myrto Uzunin. Djaloshit në fund iu shpërblye udhëtimi prej 11,609 kilometrash, pasi takoi sulmuesin shqiptar, me të cilin bëri foto dhe mori edhe autografin në fanellë.
Falë këtyre golave Uzuni u ngjit në krye të klasifikimit të golashënuesve në kuotën 14. Në sezonin 2022-2023 shqiptari mori këpucën e artë në La Liga 2 me 23 gola të realizuar.
Tv Klan