Myrto Uzuni nuk njeh limite në këtë sezon. Sulmuesi shqiptar shkëlqen në fitoren 4-1 që Granada mori ndaj Kartahenës. Tre gola për beratasin, i cili vulosi një performancë fenomenale në fushën e lojës.

Uzuni shënon në të gjithë mënyrat, për të qenë gjithnjë e më vendimtar për skuadrën në rrugën drejt ngjitjes në elitën e futbollit spanjoll.

Beratasi shënoi 3 herë, konkretisht në minutat 14-t, 27 dhe 73 për t’i dhënë një fitore tepër të rëndësishme ekipit të tij. 29-vjeçari ngjit skuadrën në vendin e katërt me 32 pikë pas 20 javësh kampionat, ndërsa vetë merr kryesimin e garës së golashënuesve në La Ligën e dytë spanjolle.

Myrto Uzuni ka shënuar deri më tani 14 herë, për të krijuar distancë me sulmuesin e Almeiras, Luis Suarez me 12 gola.

Klan News